The one-minute cure:The secret to healing virtually all diseases

0977075141.page001 0977075141.page002 0977075141.page003 0977075141.page004 0977075141.page005 0977075141.page006 0977075141.page007 0977075141.page008 0977075141.page009 0977075141.page010 0977075141.page011 0977075141.page012 0977075141.page013 0977075141.page014 0977075141.page015 0977075141.page016 0977075141.page017 0977075141.page018 0977075141.page019 0977075141.page020 0977075141.page021 0977075141.page022 0977075141.page023 0977075141.page024 0977075141.page025 0977075141.page026 0977075141.page027 0977075141.page028 0977075141.page029 0977075141.page030 0977075141.page031 0977075141.page032 0977075141.page033 0977075141.page034 0977075141.page035 0977075141.page036 0977075141.page037 0977075141.page038 0977075141.page039 0977075141.page040 0977075141.page041 0977075141.page042 0977075141.page043 0977075141.page044 0977075141.page045 0977075141.page046 0977075141.page047 0977075141.page048 0977075141.page049 0977075141.page050 0977075141.page051 0977075141.page052 0977075141.page053 0977075141.page054 0977075141.page055 0977075141.page056 0977075141.page057 0977075141.page058 0977075141.page059 0977075141.page060 0977075141.page061 0977075141.page062 0977075141.page063 0977075141.page064 0977075141.page065 0977075141.page066 0977075141.page067 0977075141.page068 0977075141.page069 0977075141.page070 0977075141.page071 0977075141.page072 0977075141.page073 0977075141.page074 0977075141.page075 0977075141.page076 0977075141.page077 0977075141.page078 0977075141.page079 0977075141.page080 0977075141.page081 0977075141.page082 0977075141.page083 0977075141.page084 0977075141.page085 0977075141.page086 0977075141.page087 0977075141.page088 0977075141.page089 0977075141.page090 0977075141.page091 0977075141.page092 0977075141.page093 0977075141.page094 0977075141.page095 0977075141.page096 0977075141.page097 0977075141.page098 0977075141.page099 0977075141.page100 0977075141.page101 0977075141.page102 0977075141.page103 0977075141.page104 0977075141.page105 0977075141.page106 0977075141.page107 0977075141.page108 0977075141.page109 0977075141.page110 0977075141.page111 0977075141.page112 0977075141.page113

Postuar te Αταξινόμητα | Lini një koment

VEPRIMI DEMTUES I ALUMINIT NE ORGANIZEM

Në bazë të rezultateve të analizave rutinore të gjakut statistikat tregojnë rritje të sasive të metaleve të rënda dhe aluminit – elementeve kimike që gjenden në përbërjen e spërkatjeve famëkeqe ajrore.chemtrail-plane
ANALIZAT SHQETESUESE                                                                                                      Shenja të tilla si: dhimbje koke, dhimbje iskiatike dhe të muskujve, hundëgjakrrjedhje, gjumësi dhe melankoli ishin mesazhet e para alarmuese për banorët e zonave, ku shpesh vërehet fenomeni i spërkatjeve ajrore. Këto shqetësime erdhën për t’i vërtetuar rezultatet e analizave të fundit të gjakut, të cilat tregonin një rritje neto të nivelit të aluminit në gjak, fakt që përforcon shqetësimin në lidhje me spërkatjet e shpeshta ajrore, përbërjet e të cilave përmbajnë alumin. Është vënë re, se alumini (Al ose A1) i takon kategorisë së atyre elementeve, të cilat kur tejkalojnë nivelin normal në gjak bëhen toksike, duke krijuar probleme të shumta në trupin e njeriut ose të kafshëve. Në përgjithësi, alumini pengon shkarkimin e ngarkesave elektrike në mes të qelizave nervore, duke zvogëluar aktivitetin e përgjithshëm të sistemit nervor, ndërkohë dhe gjithashtu ka një ndikim negativ në funksionimin e dy enzimave të rëndësishme në tru (Na+/K+-ATPase dhe hexokinase), të cilat janë thelbësore për çdo lloj jete (bakterie, bimë, kafshë) për çlirimin e energjisë që sinjalizon reagimet kimike në trup, kritike për vetë natyrën e jetës.chemtrails
Për më tepër, alumini mund të bllokojë qelizat nervore në rekrutimin e lëndëve kimike të nevojshme për to, të tilla si: dopamina, noradrenalina dhe hydroxytryptamina (http://www.rense.com/general11/chmmill.htm), ndërsa helmimi me alumin mund të çojë në letim dhe humbje të kujtesës, pështjellim mendor dhe çorientim. Gjithashtu pakëson veprimtarinë e zorrëve, ndërkohë helmimi nga alumini lidhet me gjendje të hershme, të tilla si: fryrje barku, dhimbje barku, tharrje lëkure, dhimbje kockash, osteoporozë të parakohshme, dhimbje koke të forta që lehtësohen vetëm me ushqim, urth, neveria për mish etj. (Http ://www.Med.nyu.edu/patientcare/biblioteka/article.html?ChunkIID-16.492)
Sëfundmi, sëmundja Alzheimer, hypoparathyroidismi, skleroza amiotrofike laterale, anemia, pamjaftueshmëria veshkore dhe heparike, porphyria, çrregullimet nervomuskulare, hemoliza, sëmundja e Parkinsonit, ulçerat, kavitetet pulpare tek dhëmbët etj, gjithashtu lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me nivelet e larta të aluminit në gjak.
Kështu, rritja e shpejtë e këtyre sëmundjeve në vitet e fundit në botën Perëndimore tregon të jetë e lidhur me shtimin e marrjes së aluminit nga njerëzit. Në SHBA për shembull, që nga viti 2000 sëmundja Alzheimer u bë arsyeja 8 e vdekjes, duke prekur 18 persona në 100.000, kur në vitin 1979 prekte vetëm 2 njerëz në 1.000.000.
Për më tepër, pavarësisht nga fakti se përdorimi i madh i enëve gatuese alumine nuk është i implikuar drejtpërdrejt në kushtet laboratorike për helmimin aluminik, kjo ka të ngjarë të ndodhi kur përdoren ushqime acide të tilla, si domatia.                                           maxresdefaultLIDHJET ME CHEMTRAILS                                                                                                               Në pamje të parë duket që këto të dhëna nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, deri sa një kanadez aktivistë  interneti G. Brian Holmes, vendosi të merret me çështjen në veçanti (Http://www.holmestead.ca/index-ct.html), kur vuri re se avionët jocivilë linin sasi të mëdha gazi si avull mbi arat e tij. Pra, pasi spërkatjet i krijuan dyshime, vendosi të dërgojë një mostër dheu të arës për analiza në një laborator kimik të veçantë. Rezultatet ishin mbresëlënëse: fusha e tij dukej të ishte e “ngjyer” me alumin dhe barium në sasi pesëfish mbi normalen …
Në të vërtetë, shumë vëzhgues dëshmitar në pjesë të ndryshme të botës kanë vënë re, se avionët që lënë këto rreshta nuk janë civilë, por ushtarakë i një lloji të veçantë (KC135R). Përbërja kimike e këtyre spërkatjeve është prej kripërave të bariumit, oksidit të aluminit dhe fibrave kimike polimerike të veçanta.
Kripërat e bariumit dhe fibrat polimerike janë të përfshira, direkt ose indirekt, me hundëgjakrrjedhjet, astmën, alergjitë, artritet, çrregullimet e frymëmarrjes dhe të mushkërive. Për kohë afatshkurtër kripërat e bariumit janë toksike për veprimtarinë gastrointestinale dhe muskulore. Për më tepër, pasojat afatgjata të veprimit të kripërave të bariumit janë ende të panjohura.000-0630131832-Chemtrail

Postuar te Αταξινόμητα | Lini një koment

Mungesa e magnezit shkakton sëmundje në sistemin nervor dhe zemër

A e dini se kolesteroli i lartë, dhimbjet e muskujve  dhe çrregullimet e tretjes zhduken me një dozë të fortë magnezi? Mjekësia konvencionale rrit dhembjet dhe sëmundjet duke dhënë një pilulë për çdo sëmundje. Këto kimikate toksike helmojnë mendjen, dobësojnë sistemin imunitar dhe në fund nxisin sëmundjet kardiovaskulare.
Ndaloni ankthin, astmën, mpiksjen e gjakut, kapsllëkun, dëshpërimin, pagjumësinë, prishjen e dhëmbëve dhe gjendjet e tjera zvetënuese shëndetësore me përdorimin e sasisë së duhur të magnezit çdo ditë.natures-bounty-magnesium-250mg-caplets_thumb.jpg
Dr. Carolyn Dean në “Natural News Talk Hour” parashtron rreziqet e mungesës së magnezit dhe si të trajtohen shumë probleme kronike shëndetësore me mënyra natyrale. Vizitoni http://www.naturalhealth365.com dhe vini e-mailin tuaj për informacion të lirë.
Magnezi eliminon çrregullimet nervore tek fëmijët.
Magnezi ka treguar që kuron shqetësimet nervore periferike në të gjithë trupin, të tilla si migrena, krabet muskulare, tkurrjet gastrointestinale dhe krabet e pulpave dhe gishtave të këmbëve. Përdoret gjithashtu për trajtimin e sistemit nervor qendror në marramendje dhe pështjellim.
Dr. Dean shkruan në librin e saj bestseller «The Magnesium Miracle» për Dr. Lewis B. Barnett ish kreun e klinikës Hereford dhe Deaf Smith Research Foundation -ku mësoi se magnezi mungonte në njerëz me epilepsi. Dhe ajo thotë:
“Në vitet 1950 paraqiti rastet e tridhjetë fëmijëve me epilepsi, që iu përgjigjën shumë mirë kurës në doza të larta magnezi nga goja, pa asnjë efekt anësor. Barnett gjeti se kur magnezi arriti nivelet normale në gjakun e pacientëve, krizat ndaluan. Si rezultat i hulumtimit të tij Barnett nxori përfundimin se shkaku kryesor i 3 milion rasteve klinike dhe 10-15.000.000 rasteve joklinike në atë kohë ishte për shkak të mangësisë së magnezit.
Mundet që sëmundjet e zemrës të shkaktohen nga mungesa e magnezit?
Për fat të keq shumica e njerëzve nuk kanë as dyshimin më të vogël se, ilaçet kimike që u japin me recetë mjekët,vjedhin mikroelementet nga trupi. Të cilat janë të domosdoshme për shëndetin e tyre, veçanërisht për funksionimin e duhur të muskulit të zemrës. Dr. Dean na kujton në librin e saj «Mrekullia e Magnezit» mbi konkurrencën mes magnezit dhe ilaçeve.
“Është ironike që njëra nga më të specializuarit në magnez, Mildred Seelig, M.D., filloi karrierën e saj kërkimore në vitin 1960 duke punuar për kompanitë farmaceutike. Ka vërejtur fillimisht se shumë prej efekteve anësore të ilaçeve ishin në fakt shenja të mungesës së magnezit. Ajo pa se shumë ilaçe krijonin rritje në kërkesë dhe përdorimin e magnezit të trupit. Për shembull, duke krijuar ilaçet aciditet në trup, detyron organizmin të tërheqë magnez nga qelizat për të neutralizuar acidet dhe për të zvogëluar efektin e tyre toksik.”
“Ilaçe të tjera duken të spastrojnë magnezin nga trupi apo anasjelltas, duke treguar rezultate pozitive, ngaqë tërheqin magnez nga depot e trupit dhe rrisin nivelin e magnezit në gjak.” Pra, me fjalë të tjera, kur merrni ilaçe të kompanive të njohura – magnezi shkon për të neutralizuar ilaçin dhe shpeshherë ndjeheni mirë për shkak të magnezit dhe jo nga ilaçi.
Në Natural News Talk Hour Dr. Carolyn Dean ju mëson për rëndësinë e magnezit në trup. Mësoni sesi magnezi mund të mbrojë trurin tuaj, zemrën tuaj dhe muskujt tuaj – natyrshëm.
Dr. Carolyn Dean është një mjeke në frontin e luftës për mjekësinë natyrore që nga viti 1979. Ajo mban dy patentat në prodhimet shëndetësore, duke përfshirë këtu dhe RnA Drops. Fantastike! Është autore e mbi 30 librave (të shtypura dhe eBooks) duke përfshirë “The Magnesium Miracle”, “IBS for Dummies”,”IBS cookbook for Dummies’’, “The Yeast Connection and Women’s Health”, “Future Health Now Encyclopedia”, “Death by Modern Medicine”, “Everything Alzheimers” and “Hormone Balance”.                                           Përveç kësaj Dr. Dean është në Bordin Këshillues Mjekësor të shoqatës jo-fitimprurëse edukative Nutritional Magnesium Association. Studimet e saj fituan një çmim nga Shoqëria Heart Rhythm në Angli për «Kontribut të Shquar Mjekësor të Menaxhimit të Ritmit Kardiak -2012.» Gjithashtu ka një buletin falas online.

Postuar te Αταξινόμητα | 1 Koment

Dobitë e kërpudhave

 

Kërpudhë quhet zakonisht pjesa e dukshme e mykeve shumëqelizore. Janë rreth 38.000 varietete të kërpudhave në botë. Disa prej tyre janë të ngrënëshme (ushqyese) dhe disa shumë toksike (mund të shkaktojnë helmim apo edhe vdekje).
Tregu furnizohet kryesisht nga kërpudhat e bardha të kultivuara (bisporus Agaricus), perle (pleurotus ostreatus), Portobello, crimini, kërpudha të konservuara dhe kërpudha të egra të rralla që janë zakonisht në formë të tharë.manitaria_3_1_thumb.jpgbig_0620200001334651294_thumb.jpg                                                                                Vlerat ushqyese
Kërpudha ka vlera të larta ushqyese. Ajo ka përmbajtje të lartë proteinash dhe natriumi, të ulta në yndyrë të ngopur dhe aspak kolesterol! Për arsye të pranisë të të gjitha aminoacideve esenciale është e cilësisë së lartë, shumë më superiore nga proteinat bimore, duke iu afruar cilësisht proteinave shtazore.Gjithashtu është burim i pasur i fibrave dietetike dhe vitaminave C,B kompleks (acid folik dhe sidomos thiaminë, riboflavin, acid Pantothenic, B6), hekur, zink, mangan, fosfor, kalium, bakër dhe selen.
Vetitë e dobishme
Zvogëlon nivelin e kolesterolit. Enzimat dhe fibrat që përmban ndihmon në uljen e kolesterolit. Përmbajtja e lartë e proteinës së varfër në energji kontribuon në “shkatërrimin” e kolesterolit të lartë, pasi bëhet tretja e kërpudhave.
Veprim mbrojtës nga kanceri i gjirit dhe kancerit të prostatës. Bashkërendimi i acidit linoleik dhe beta-glukanit në përmbajtje japin vetinë e aktivitetit antikanceror. Përmbajtja në selen ndihmon në pezullimin e qelizave kancerike. Gjithashtu shumë studime kanë treguar se, duke vepruar së bashku me vitaminën E ulin ndjeshëm shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë.
Rregullator i sheqerit në gjak. Vlera ushqyese si dhe përmbajtja e saj me enzima dhe insulinë ndihmon në uljen e glukozës që përmbajnë ushqime të caktuara. Antibiotikët natyrorë që përmban, mbrojnë kundër infektimeve të gjymtyrëve të krijuara për shkak të diabetit.
Përmirësim i sistemit imunitar. Ergothionina, një nga antioksidantët natyror më të fuqishëm që përmban kërpudha, mbron kundër radikaleve të lira që ulin mbrojtjen e trupit. Antibiotikët dhe sidomos Penicilina, po ashtu dhe vitamina A, vitamina C dhe vitamina B kompleks që gjenden në kërpudhat, forcojnë sistemin imunitar.
(Sideropenia anemike) Hekurmungesa në gjak. Hekuri i përfshirë në kërpudha ndihmon në rastet e anemisë.
Zvogëlim i presionit të gjakut. Arrihet për shkak të përmbajtjes së kaliumit (përmbajtja e ulët e natriumit dhe e lartë e kaliumit ndihmon në parandalimin e presionit të lartë të gjakut).
Aktivitet Antibakterial për shkak të përmbajtjes së bakrit.
Seleni që përmbahet në sasi të madhe, kontribuon në shëndetin e eshtrave, të thonjve, të flokëve dhe gjithashtu vepron dhe si një antioksidant.
Marrje e mjaftueshme kalciumi. Kërpudhat janë të pasura në kalcium, i cili ndihmon për ashte të forta, funksionin e sistemit nervor, etj. Kjo është një zgjedhje e mirë për gratë që janë në menopauzë dhe kanë nevoja të mëdha për kalcium.
Veprim mjekues: Reishi dhe Shitake japoneze që rriten në pemë, përdoren në mjekësinë tradicionale kineze për më shumë se 2.000 jo vetëm për efektet e dobishme, por edhe për shkak të mungesës së efekteve anësore.
Reishi është e shënuar në Farmakopea SHBA (American Bimor Pharmacopeia dhe terapeutik Compedium) dhe quhet kërpudha mrekulluese. Në mënyrë të ngjashme në Kinë njihet me emrat kërpudha e pavdekësisë, kërpudha e mbinatyrshme, kërpudha magjike. Veçanërisht ato myke që nuk prodhojnë kërpudha ishin burimi fillestar natyral i penicilinës. Gjithashtu, në vitet e fundit mizëvrasësja Mouskaria Amanita përdoret në kimioterapi dhe në homeopati.

Postuar te Αταξινόμητα | Lini një koment

Detoksikim i metaleve të rënda me salcë koriandri ose me spirulinë

Mblidhni gjethet e buta të lëmuara me shkëlqim të bimëve para lulëzimit për të përdorur korianderin si salcë dhe erzë në gatim.
Mblidhni farat, që janë përbërës të njohur të erzës kerri dhe një bime të respektuar mjeksore.
Farmaceutikisht,bima e freskët apo e thatë dhe farat formojnë lidhje kimike (chelate) me metalet e rënda dhe ndihmojnë për t’i zhvendosur nga trupi-kjo përfshin mërkurin dhe plumbin.
Farat janë shumë stimuluese,aromatike dhe shëruese (lehtësuese ndaj fermentimit në zorrë).Coriander_Coriandrum_sativu
Recetë për salcë koliandri
Kjo është receta për “salcën çmetaluese”
2 gota me koliandër të freskët të copëtuar imët
2 gota me domate të freskëta të prera në kube
1 filxhan me borzilok të freskët të prerë imët
½ filxhan fara kungulli të copëtuara imët
4 thelbij hudhra,të copëtuara dhe të shtypura
Speca djegës sa të dëshironi për shije
1 lugë gjelle lëng limoni i freskët
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë për shije.                                                                                                                                          Në rastin e spirulinës barin do ta gjeni të gatshëm në formë tabletash në ambalazhet farmaceutike të shoqërive të ndryshme. Molekulat metalike toksike, të tilla si: alumini, bariumi, plumbi dhe të tjera jo-metalike të tilla si fluori, pushtojnë qelizat e ndryshme të trupit tonë dhe veprojnë me një “imitim molekular.” Kjo mimikë molekulare bën të mundur zhvendosjen e molekulave të rëndësishme metalike nga qelizat e njeriut dhe formimin e molekulave toksike dhe për rrjedhojë shkatërrimin e qelizave në nivelë ADN.
Një çmineralizues shumë i mirë dhe i lirë i qelizave nga toksinat është zeoliti.
Zeoliti gjendet në tokë. Ai është i përshtatshëm për heqjen e metaleve toksike nga indet dhe gjaku. Molekulat e tij kanë aftësinë për të futur në kurth metalet toksike të të gjitha llojeve dhe t’i burgosin ato derisa të eliminohen nga trupi nëpërmjet urinës ose jashtëqitjes. Meqenëse përbëhet nga grimca që janë të ngarkuara negativisht, ai tërheq elementet e ngarkuara pozitivisht si një magnet.image010
Një substancë tjetër që vepron ngjashëm me zeolitin është dhe argjila, prandaj duhen llixhat. Argjila ekziston në formën e tabletave për përdorim të brendshëm, që është gjithashtu dhe kjo e ngarkuar negativisht. Mendohet si një ushqim çudibërës.
Algat në përgjithësi, por sidomos Spirulina dhe Chlorella, duke patur në përbërjen e tyre alginat natriumi, i cili gjithashtu vepron si një agjent lidhës, janë nga lëndët më detoksikuese të natyrës.
Është vërtetuar se minjtë, të cilët kanë marrë Spirulinë dhe Chlorella, eliminuan 7 herë më tepër elementin kimik të rrezikshëm dioksinë, sesa duke ngrënë një dietë posaçërisht të kontrolluar.
Spirulina dhe chlorella lidhen me metalet toksike dhe me jodin radioaktiv duke i eliminuar ato nga organizmi. Në vitin 1994 shkencëtarët rusë vëzhgonin 270 fëmijë që ishin të prekur nga aksidenti i Çernobilit. Për 45 ditë fëmijët merrnin 5g Spirulinë, e cila paksoi sasinë e radionukleideve në trup në 50% dhe rregulloi ndjeshmërinë alergjike të tyre.
Një tjetër barishte që ndihmon për detoksikimin e metaleve të rënda është hudhra dhe limoni.

Postuar te Αταξινόμητα | Lini një koment

SELENI UNIK

Seleni, elementi i vetëm metalik që e mban njeriun të ri, të shëndetshëm e të fortë. Pse kemi nevojë për Selenin në prandalimin e plakjes dhe rënien e sistemit trupmbrojtës? Nëse nuk marrim Selen mjaftueshëm, qelizat tona janë delikate përballë viruseve, kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe shënjave të tjera të plakjes së përshpejtuar. Për të mbajtur rininë tonë duhet të marrim shtojca seleni me përqendrim të ulët, siç bëjnë shumë hulumtues, njerëz të ditur dhe inteligjentë, të cilët dinë sesi të marrin përgjegjësinë mbi vete.
Imagjinoni një substancë që mund të përballë viruset e rrezikshme, duke përfshirë këtu edhe virusin e AIDS-it, në atë mënyrë që ato të mos mund të shprehen, për t’iu shpëtuar qelizave dhe të përhapen duke shkaktuar shkatërrimin dhe vdekjen. Kjo lëndë është Seleni-një antioksidant i fuqishëm dhe mikroelement thelbësor me cilësi të shumta antiplakje. Kur qelizat tona kanë nivele të ulëta seleni, si ndodh me rritjen e moshës – veprimtaria e sistemit trupmbrojtës dobësohet dhe kemi më shumë gjasa të vuajmë nga infeksione të ndryshme, nga kanceri dhe sëmundje zemre.
Seleni nuk është vetëm një antioksidant i vetfuqishëm, por merr pjesë aktivisht si një element strukturor në formimin e peroksidazë glutathionit, njërës nga enzimat më të rëndësishme në trupin tonë, që neutralizon radikalet e lira, veçanërisht ato që sulmojnë molekulat yndyrore dhe i oksidojnë. Disa studiues besojnë se një pjesë e madhe e energjisë antiplakje e selenit është aftësia e tij për të rritur prodhimin e enzimës peroksidazë glutathionit, e cila lufton radikalet e lira.
Detajet alarmante: Kur mosha jonë rritet nivelet e selenit zvogëlohen. Sipas një studimi italian, përqendrimi i selenit në gjak ulet me 7% pas moshës gjashtëdhjetë vjetë dhe 24% pas moshës shtatëdhjetë e pesë.
Niveli i ulët i selenit tregon nivele të ulëta të aktivitetit antioksidant në gjak dhe në qelizat tona. Njerëzit të cilët kanë nivele të ulëta të selenit kanë norma më të larta të sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe artritit.Arachis_hypogaea_-_Köhler–s_Medizinal-Pflanzen-163

Pse dhe si e përballon Seleni plakjen dhe zvetënimin
* Ka aktivitet antikanceror: Siç u tha nga Dr Donald J. Liska, një ekspert për Selenin dhe vetitë e tij në Universitetin Cornell në SHBA, “Seleni është një agjent i fuqishëm kimiopreventiv.” Eksperimentet tek kafshët kanë treguar se Seleni pengon rritjen e kancereve të ndryshme, madje edhe në 100%. Nëpër botë, njerëzit që kanë nivele të ulëta të selenit në gjakun e tyre dhe ndjekin dietë të varfër në selen kanë norma më të larta kanceri të gjirit, zorrës së trashë, mëlçisë, mushkërive, lëkurës dhe trakes.
Një studim i kohëve të fundit i kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Arizonës dhe ku morën pjesë 1700 amerikanë të moshuar, tregoi se njerëzit të cilët kishin nivele të ulëta të selenit në gjak kishin më shumë gjasa për të zhvilluar polipe, tumore të vogla që mund të zhvillohen në kancer të zorrëve. Në fakt, 1/3 e atyre që zhvilluan polipe kishin nivele të ulëta të selenit në gjak.
Në kontrast të kësaj vetëm 9% e atyre që zhvilluan polipe kishin nivelet më të larta të selenit në gjak. Seleni ka kaq veti antikancerike të shquara, saqë deri më tani testohet përdorimi i tij në doza të përditshme 200mg, në studimet klinike të kryera tek njerëzit për të përcaktuar nëse dhe si ajo mund të parandalojë kancerin e zorrës së trashë dhe të lëkurës.
Në të vërtetë, në studimet e kryera nga Instituti Kombëtar i Kancerit në Linksian të Kinës, Seleni ishte një prej shtojcave antioksidantë që uli ndjeshëm normën e vdekjes nga kanceri. Seleni mund të jetë gjithashtu shumë i rëndësishëm për të parandaluar kancerin e mushkërive.ArachideGr
Një raport i fundit i një studimi holandez i shkallës së gjerë, i cili përfshinte rreth tre mijë njerëz të moshuar, tregoi se duke marrë selenin në ushqimin e përditshëm reduktonte në gjysëm rrezikun e shfaqjes së kancerit të mushkërive. Seleni lufton kancerin duke parandaluar shndërrimet, riparimin e dëmeve në qelizat e prekura dhe përforcimin e funksioneve të sistemit mbrojtës.
* Mbron kundër sëmundjeve të zemrës: Studimet sugjerojnë se nivelet e ulëta të selenit mund të na bëjnë më të prekshëm ndaj sëmundjeve të zemrës. Sipas rezultateve të një studimi të madh finlandez, personat me nivelin më të ulët të selenit në gjak kishin 3 herë më shumë gjasa të vdisnin nga sëmundjet e zemrës sesa ata që kishin nivele të larta të selenit në gjak.
Një tjetër studim tregoi se, sa më të ulëta nivelet e selenit në gjak, aq më e madhe shkalla e bllokimit të arterieve, kjo e vërtetuar dhe me ndihmën e angiogramës (rrezet-x të zemrës). Natyrisht seleni mund të mbrojë zemrën me shumë mënyra. Mbron arteriet me pengimin e grumbullimit të trombociteve që shkaktojnë formimin e trombeve dhe si për rrjedhojë krijojnë episode në zemër dhe tru. Seleni parandalon oksidimin e kolesterolit “të keq” LDL, i cili është konsideruar se përbën hapin e parë në bllokimin e arterieve.
“Nuk ka dyshim se një konsumim i mjaftueshëm i selenit është i domosdoshëm në qoftë se ne duam shëndet të mirë dhe mundësi të jetojmë për një kohë sa më të gjatë “, thotë Dr Sheldon Sol Chentler, mjeku i Universitetit të Kalifornisë në San Diego.
* Gjallërues i sistemit mbrojtës: Marrja e selenit mund të rigjallëroj sistemin imunitar dhe t’a bëjë atë të fortë dhe të fuqishëm siç ishte në moshë të re. Këtë fakt zbuluan hulumtuesit në Universitetin e Brukselit. Si pjesë e një studimi, shkencëtarët u dhanë një grupi të moshuarve selen 100mg apo tabletë neutrale inerte për një periudhë prej gjashtë muajsh.
Ashtu siç pritej, Seleni i dhënë shkaktoi rritjen e nivelit të tij në gjakun e njerëzve të moshuar, i cili pothuajse i dyfishua brenda 2 muajve. Edhe më i rëndësishëm ishte fakti se, reagimi i limfociteve në mitogjen-një tregues i funksionimit të sistemit mbrojtës-i cili ishte i ulët tek të moshuarit, u rrit në 79% duke arritur nivelet që haset në njerëzit e rinj dhe të shëndetshëm.Nordeste do Brasil, Dezembro de 2009.Northeast of Brazil, December 2009.
* Lufton infeksionet: Seleni mund të ndihmojë në kontrollin e viruseve dhe infeksioneve, siç treguan studimet e vleftëshme të reja nga hulumtuesit e Departamentin amerikan të Bujqësisë. Rezultatet e këtyre studimeve treguan diçka shumë mbresëlënëse. Tek minjt që përdorën si kafshë eksperimentale, ushqimet që merrnin kishin mangësi Seleni dhe vitamine E, një virus i padëmshëm fisiologjikisht u shndërruar në virus agresiv, duke shkaktuar dëme serioze në muskulin e zemrës.
Hulumtuesit Orville A. Levanter i Departamentit amerikan të Bujqësisë dhe Melinda A. Beck në Universitetin e Karolinës së Veriut shpjegojnë se, pamjaftueshmëria e vitaminës E dhe selenit, dobëson mbrojtjen antioksidante të kafshëve, duke e lejuar në vijim virusin të shndërrohet në një virus të rrezikshëm. Në të kundërt tek minjt, që konsumonin sasi të mjaftueshme të vitaminës E dhe Selen, virusi nuk u shpreh duke shkaktuar dëme të muskulit të zemrës. Këto të dhëna i bëjnë studiuesit të besojnë se mungesa e Selenit mund të çliroj tërbimin e viruseve të tjera potencialisht të rrezikshme.
* Zvogëlon përhapjen e Sindromit të fituar të Imunodeficiencës (SIDA): Seleni mund të jetë kyçi për përhapjen e SIDA-s. Në shumë pacientë me SIDA u gjetën nivele të ulëta të Selenit. Shkencëtarët sot besojnë se virusi SIDA zvogëlon gradualisht Selenin nga trupi dhe kur nivelet shteren, atëherë virusi del nga qeliza bujtinë në kërkim të rezervave të reja të Selenit dhe kështu sulmon qelizat e tjera të shëndetshme, duke përhapur infeksionin.
Gerhard Šrauzer, profesor nderi i biokimisë në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, thotë si në vijim: “Sa ka Selen mjaftueshëm në qelizë, virusi mbetet në to. Kur shterohet Seleni, atëherë virusi mund të bëjë ndryshim në mbarështim të lartë, duke shkaktuar manifestimin e plotë të AIDS-it.” Vetia e Selenit të pengoj përhapjen e një virusi infektues, të tillë siç është HIV-i, preokupon ekspertët dhe mund të ketë rezultat në të gjitha llojet e infeksioneve virale.
* Përballon ankthin: Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me plakjen e trupit tuaj, Seleni mund të jap përgjigje në pyetjen tuaj. Siç tregohet nga një studim i dyfishtë i verbër i kryer nga psikologët David Benton dhe Richard Cook të Universitetit të Swansea në Uells, dhënia e 100 mg Selen në ditë kish si rezultat në një reduktim të ankthit, depresionit dhe lodhjes se pesëdhjetë burrave dhe grave që morën pjesë në studim.
Gjendja shpirtërore e tyre me marrjen e Selenit u përmirësua në mënyrë dramatike dhe madje përmirësim të madh shënuan ata që kishin nivele të ulëta të Selenit. Tek këta individë u vërejt një ulje e theksuar e nivelit të ankthit. Për më tepër, studime të tjera kanë treguar se në të moshuarit, tek të cilët janë dhënë Selen në kombinim me vitaminën E ose antioksidantë të tjetë, u konstantua një përmirësim i ndjeshëm i gjendjes shpirtërore dhe i funksioneve mentale, poashtu dhe i rritjes së fluksit të gjakut në tru.peanuts
SEKRETET ANTIPLAKJE TË SPECIALISTËVE
Donald J. Liska, autoritet i shquar për Selenin dhe profesor toksikologjie në Cornell University, SHBA. Dr.Liska merr një shtesë prej 100 mg Seleni dhe ha 4-8 kikirikë brazilian, të cilët përmbajnë përqendrime të larta të përditshme Seleni.
Kikiriku brazilian: Një frut i thatë me veti Antiplakje: Një kikirikë brazilian është i barabartë me një tabletë Seleni. Sipas analizës së Cornell University, kjo është e vërtetë për kikirikët Brazilian që janë ende në lëvozhgën e tyre. Një kikirikë Brazilian brenda lëvozhgës së tij përmban mesatarisht 100mg Selen (ndërsa një tabletë tipike përmban 50 ose 100mg Selen). Arsyeja është se kikirikët e importuar që janë ende në zhguallin e tyre rriten në xhunglën e Brazilit, ku toka është e pasur me Selen. Nga ana tjetër, kikirikët Brazilianë që tregtohen të pastruar (pa lëvore) vijnë nga një rajon tjetër i Brazilit, ku toka është me % të ulët në përmbajtje Seleni. (Peanuts)kikirikët përmbajnë mesatarisht 12 deri 25 mg Selen për kokërr, sasi megjithatë ende mjaft e rëndësishme.
* Cilat ushqime përmbajnë selen: Seleni ekziston në prodhimet biologjike dhe drithëra pa helme, fara luledielli dhe në hudhër. Por asgjë nuk krahasohet me kikirikët Brazilianë që rriten në tokën e pasur me Selen të pyllit Amazonas. Kemi nevojë ne për shtesë Seleni? Natyrisht që kemi nevojë për atë dhe në të vërtetë, siç argumentohet nga Dr Liska për mbrojtjen më të mirë nga kanceri ne kemi nevojë për 100-200 mg në ditë. * Kur arrin dikush në mbidozë: Seleni në doza shumë të larta mund të jetë toksik (mund të shkaktojë humbjen e flokëve ose lëkurëtharje), kështu që është mirë të mos abuzohet në konsum. Edhe konsumi i tepruar i kikirikut Brazilian mund të jetë toksik për mëlçinë, siç tregohet nga testet e kryera në kafshë. Megjithatë, siç shpjegohet nga Dr Liska, për të shkaktuar toksicitet duhet të konsumoj dikush 2.500 mg në ditë. Në këtë pikë vlen të përmendet se peshkatarët në Japoni konsumojnë më shumë se 500 mg Selen pa shenja të toksicitetit. Megjithatë është raportuar në literaturë që njerëz në Kinë kanë përjetuar simptoma të rënda toksiciteti pasi konsumuan 5.000 mg Selen në ditë. Megjithatë, nuk ka asnjë arsye për të shkuar përtej dozës të 200-300 mg në ditë, e cila siç thonë ekspertët, është krejtësisht e sigurt.
Detyrën më të rëndësishme për Selenin e ka bërë mjeku gjeografik Harold Foster MD: Mjeku ndodhej në Afrikë në studim të popullsive të zhvendosura për shkak të një lufte civile. Një popullatë ishte zhvendosur në një zonë me mbetje miniere Seleni. Shumica e popullatës ishte e sëmurë me AIDS. Ajo që e mahniti ishte se pacientët pa arsye të qartë shëroheshin dhe përsëri sëmureshin , kjo bëhej ciklikisht. Sigurisht që njerëzit hanin ç’të mundnin duke mbjellur mbi rrënoja. Duke bërë kërkimet e tij gjeti se e “fshehta” ishte Seleni.
Kështu mundi të përcaktoj sasinë që duhet të marri pacienti për t’u shëruar, me rezultat shërimin e 100.000 pacientëve me AIDS, kancer, Hepatiti C, sklerozë të shumëfishtë, skizofreni dhe Alzheimer.
Trajtimi i H.Foster zgjat tre muaj, sepse trupi ka nevojë TRE MUAJ ekzaktësisht për t’u ngritur sistemi mbrojtës. Doza është 1.200mcg çdo ditë muaji i parë, 800mcg në muajin e dytë dhe në muajit e tretë. Pas për mirëmbajtje 400mcg për tre muaj.
FDA u detyrua të bëjë një test për të verifikuar trajtimin e H.Foster në 80 pacientë me SIDA. Në 40 pacientë u dha placebo dhe tek 40 të tjerë vetëm 200mcg, në vend 1200mcg!! Në tre muaj, 20 prej 40 u shëruan dhe 20 të tjerë patën ulje dramatike të ngarkesës virale!
Lidhur me toksicitetin e Selenit, kjo fillon në doza mbi 3.000mcg dhe zakonisht shkakton vetëm humbjen e flokëve ose lëkurëtharje. Vetëm dozat më të larta janë në të vërtetë toksike për trupin. Sigurisht edhe në çështjen e Selenit, keqinformimi zë rekord gines, kujtoni se kompanitë farmaceutike duan të shërohen pacientët me kancer, SIDA, sklerozë të shumëfishtë, hepatit C, pa ilaçet e tyre të shtrenjta që në vend të të shërojnë, të vrasin!! Një gjë të fundit, ajo që ndihmon në mënyrë dramatike është ndryshim i përhershëm i ushqyerjes duke i prerë të gjitha ushqimet shtazore (mishrat, pulat, vezët, peshqit dhe prodhimet e qumështit të çfarëdo lloji). Përfitimet e Selenit rrjedhin nga ushqimet bimore dhe jo nga ushqimet e gjakut, është qesharake nëse dëshironi të ngrini një sistem imunitar të dobët, duke ngrënë bërxolla, djathra, peshqë dhe vezë! Natyrisht sugjerohet ushqyerje vetëm me ushqime të certifikuara biologjike ose organike apo nga kopshti tuaj. Çdokush që dëshiron mund të lexojë studimet e H.Foster nga faqja e internetit me shkarkimin PDF falas në anglisht këtu http://www.hdfoster.com/publications

Postuar te Αταξινόμητα | Lini një koment

Kolesteroli: Një Mit Modern

Kolesteroli: çështja e kolesterolit “të mirë” dhe “të keq” është ndoshta një nga mitet më të mëdha mjekësore të kohës sonë.
atherosclerosis-pictureTë dhënat e mëposhtme janë bazuar në gjetjet e së paku të 3 çmimeve Nobel. Bombardohemi 2 dekadat e fundit se sa i rrezikshëm është kolesteroli dhe sa më të larta të jenë vlerat në gjakun tonë, aq më shumë ka të ngjarë të bllokohen enët e gjakut.
Për arsyen e mësipërme duhet të ulim “me çdo kusht” këto vlera.
Por a është kjo e gjitha e vërtetë? Sipas ekspertëve, disa prej më sipër janë dhe disa nuk janë.
Jo shumë kohë më parë lexuam një shkrim editorial nga New York Times si vijon: “Kohët e fundit u publikua një studim mbi dhënien për 2 vjet të ilaçeve të reja që paksojnë kolesterolin në gjak tek pacientët me kolesterol të lartë,trashësia e pllakës aterosklerotike u  dyfishua”.Scan-2
Pllaka aterosklerotike është pllakë e krijuar nga depozitimi i kolesterolit në anët e brendëshme të vazave te gjakut.
Pra, çfarë ndodh ? Le të marrim gjërat me rradhë.mcdc7_atherosclerosis
Çfarë është saktësisht kolesteroli ?
Kolesteroli është një molekulë yndyre që prodhohet në mëlçi dhe është thelbësore për shumë funksione në trup.
Ky është i domosdoshëm për krijimin e komponenteve kryesorë të trupit, të tillë si: të membranës qelizore, për funksionimin e sistemit nervor, të një numri të madh hormonesh  mashkullore dhe femërore. Përdoret edhe si karburant për muskulin e zemrës etj.
Ky është një nga komponentët më të rëndësishëm në trupin e njeriut. Për këtë arsye, 2/3 e kolesterolit që qarkullojnë në trup prodhohet nga vetë organizmi. Vetëm 1/3 merret nga  ushqimi.
Nivelet e ulëta të kolesterolit në trup mund të shkaktojnë probleme serioze në funksionimin: seksual, stres më shumë, më pak energji.
Pra, cila është marrëdhënia e kolesterolit me dëmtimin enëve të gjakut dhe aterosklerozën?Atheromatous-Plaque-02
Është e njohur se kur dëmtohet muri një ene, kolesteroli është ai që ngjitet mbi atë për të mbuluar dëmin, duke krijuar kështu një pllakë ateromate. Ky vëzhgim çoi Brown-Goldstein në Çmimin Nobel në mjekësi në vitin 1985.
Kjo do të thotë se kolesteroli nuk është shkaktari i mbylljes së arterieve, por një mekanizëm i dytë mbrojtës i trupit kur enët e gjakut pësojnë dëmtim.
Rritja e kolesterolit nënkupton në të vërtetë se, diçka nuk shkon mirë me enët tona, por nuk është ky fajtori i rastit. Nivele shumë të ulëta të kolesterolit kanë qenë lidhur dhe me një rritje të rrezikut të gjakderdhjes nga këputja e enëve të gjakut!
Kolesteroli është në fakt një tregues i rrezikut kardiovaskular,por jo shkaku. Për të kuptuar se çfarë do të thotë ky indeks mund të marrim si shembull moshën e vjetër dhe flokët e bardha. Flokët e bardha na tregon se dikush rritet. Nëse lyejmë me bojë flokët e këtij njeriu, nuk e bëjmë më të ri dhe më të shëndetshëm. Ndoshta mund të tregoj pak më i ri, por gjendja biologjike nuk do të ndryshojë në asnjë rast.
Kolesteroli i mirë dhe i keq.
Kolesteroli transportohet në gjak në formën e molekulave të mëdha (i mirë) dhe  molekulave të vogla (i keq). Molekulat e vogla depërtojnë më lehtë dhe depozitohen në muret e enëve, ndërsa molekulat e mëdha transportohen në gjak pa u depozituar në muret. Këtu duhet të shënohet se asnjë ilaç nuk ndikon në madhësinë e këtyre molekulave.
Në videon më poshtë, Ron Roznteil, një endokrinolog dhe studiues në çështjet e metabolizmit, përshkruan funksionet e kolesterolit.

“>http://www.youtube.com/watch?v=awA2fsa94MI&w=448&h=252&hd=1]

Siç përshkruan Linus Pauling (njeriu i vetëm që ka marrë 2 Çmimet Nobel: biokimisë dhe paqes) dhe vërtetoi bashkëpuntori i tij Dr. Matthias Rath, dëmet në enët e gjakut shkaktohen kryesisht për shkak të mungesës së vitaminës C dhe elementeve të  tjera ushqyese.
Më parë, kur nuk dinim ekzistencën e vitaminës C, marinarët të cilët s’hanin fruta dhe perime të freskëta, pësonin një thyerje totale të vazave nga mungesa e plotë e vitaminës C dhe vdisnin nga gjakderdhja e brendshme.
Mjedisi i sotëm toksik rrit dramatikisht nevojat tona për vitaminë C. Stresi, rrezatimi, ndotja e mjedisit, metalet e rënda, kimikatet industriale përkeqsojnë trupit tonë dhe rritin kërkesën për vitaminën C nga qelizat tona.
Në të njëjtën kohë gjithashtu, marrja e vitaminës C përmes ushqimeve ulet në mënyrë dramatike. Megjithëse marrja e frutave dhe perimeve të freskëta është e rëndësisë jetike,ndryshimi që pësojnë ushqimet gjatë trajtimit të nivelit të lartë që i nënshtrohen derisa të arrijnë në tryezën tonë, i privon ato nga vlerat thelbësore ushqyese.
Doza ditore minimale e vitaminës C për të plotësuar nevojat themelore të trupit është 1000 mg. Imagjinoni që një portokall përmban 55 mg, sigurisht po të jetë biologjik e ta hamë atë me lëkurë dhe fara brenda disa ditëve pasi është prerë nga pema. Gjë e pamundur praktikisht.
Ajo që ndodh tek njerëzit modernë është një skorbut kronik. Kjo mungesë nuk bëhet brenda disa muajsh si më parë me detarët, por me kalimin e viteve.
Pra, kur nuk ka sasi të mjaftueshme vit.C fillojnë të shfaqen të çara në sipërfaqen e brendshme të enëve. Në këtë pikë trupi i dërgon urdhër mëlçisë për të prodhuar shtesë kolesteroli për ndreqjen, madje edhe sipërfaqsisht të dëmtimit. Nëse dëmtimet janë të shumta, edhe kolesteroli që depozitohet në to është gjithashtu i shumtë. Më pas enët e gjakut bllokohen dhe kemi sëmundje koronare, goditje cerebrale etj.
Zgjidhja nuk është për të parandaluar trupin që të prodhoj kolesterol, por të plotësuar nevojat e tij me vitaminë C. Kjo do të lejojë trupin për të riparuar dëmin. Eshtë vërtetuar nga studimet që pas dhënies së sasive të mjaftueshme të vitaminës C, uleshin nivelet e kolesterolit në gjak dhe trashësia e pllakave në enët e gjakut.
Pra nëse, në vend të rrisim dhënien e vitaminës C, japim ilaçe hypolipidemike, të cilat bllokojnë prodhimin e kolesterolit në mëlçi, atëherë përkeqësojmë pamjen dhe ndalojmë dhe mekanizmin e dytë mbrojtës.
Për të rivendosur nivelet normale të kolesterolit do duhet të:
- Mbuloni nevojat tuaja në mikro-elementë ushqyes, minerale dhe veçanërisht vitaminë C.
- Reduktoni ndjeshëm sheqerin dhe karbohidratet e rafinuara
(Bukë, makarona, pijet freskuese, patate) në dietën tuaj.
- Ushtrohuni çdo ditë dhe ushtrimi i pakët mund të sjelli një ndryshim të rëndësishëm.
- Rritni përdorimin e omega-3 acideve yndyrore.
Objektivi ri duket të mos jetë ndrydhja e funksioneve natyrore, por përforcimi i organizmit tonë në një nivel të ri më të lartë shëndetsor.
Për shëndetin tuaj!
Burimet:                                                                                                                                                  Live Science March 25, 2008
Dr. Mercola health site
Dr Rath Foundation
The New York Times 16 Jan 2008.
How You Have Been Fooled by Good and Bad Cholesterol

Dr Dimitris Tsoukalas
Ph.D. University UNI.NA. Federico II
Specialist në sëmundjet kronike dhe metabolizmin
Kolegji Amerikan për Përparimin në mjekësi
http://www.drtsoukalas.com/

Postuar te Αταξινόμητα | Lini një koment