Kromozomet Y të Shqiptarëve

International Journal of Legal Medicine Volume 124, Number 5, 363-370, DOI: 10.1007/s00414-010-0432-x http://www.springerlink.com/content/dtl1021500429242/ ,http://greekgenetics.blogspot.com. Një studim i rëndësishëm i ri shqyrton kromozomet Y të shqiptarëve. Studimi është interesant jo aq shumë për llojin e treguesve që analizohen, (studime të hollësishme kanë ekzistuar edhe në të kaluarën),sesa për faktin se për herë të parë studiohen katër nënpopullatat e ndryshme shqiptare: Gegët, Toskët dhe dy grupet “Evgjite” (Jevg dhe Gabel).
Është e rëndësishme të mos harrojmë, se kur flasim për shqiptarët, nuk flasim për një komb homogjen dhe gjithashtu të studiojmë dallimet midis popullatave të tyre.
Së pari, të kemi parasysh se pavarësisht traditave për “origjinën egjiptiane” të Jevgëve,  si edhe Gabelët e kanë origjinën e pastër nga Azia Jugore, për shkak të frekuencës së lartë të haplogrupit H1, i cili është me origjinë indiane.
Në lidhje me shqiptarët, kryesisht me Toskët dhe Gegët, mund të themi si vijon:
Të dy grupet kanë një frekuencë të lartë të E-M35, si dhe shumë helenë, dhe në kundërshtim me popullsitë më veriore të Ballkanit. Gegët e kanë edhe më të lartë frekuencën nga Toskët dhe ngjajnë me shqiptarët e Kosovës, tek të cilët gjithashtu vërehet një frekuencë e lartë. Megjithatë nuk ka lidhje të qartë gjeografike të haplogrupit në Ballkan, pasi p.sh. në Peloponez vërehet maksimumi i popullsive helene, ndërsa haplogrupi gjendet në shkallë të konsiderueshme kudo në Greqi (përfshirë Kretën ku paraqet minimumin), por edhe në Bullgarinë fqinje, ndërsa tregon një rënie të dukshme si në Turqi ashtu dhe në Sicili.
Frekuenca e reduktuar e haplogrupit G në lidhje me helenët (të cilët kanë rreth 1/10) është e rëndësishme. Haplogrupi G ka disa klasa interesante dhe një shpërndarje mjaft të çuditshme: gjerësi gjeografike, por në sasi të vogla kudo.
Haplogrupi J ka raportin e zakonshëm prej rreth 10:1 në mes të nëndegëve J2 dhe J1. Këto përqindje janë të ngjashme me helenët, por duhet të kini parasysh se studimet e mëparshme kanë arritur në përfundimin se shqiptarët dominohen nga nëndega J2b, ndërsa helenët kanë J2b, i cili dominon lokalisht,por përgjithësisht dominon J2a, që arrin maksimumin ( në lidhje me J2b, por edhe në mbarë botën) në Kretë.
Haplogrupi R1 përfshin si R1b, që lidh Lindjen e Mesme përmes Greqisë dhe Italisë me Evropën Perëndimore ashtu dhe R1a, që lidh Ballkanin ndërmjet Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore me Indinë. Prandaj, ne nuk mund të themi më shumë për të, përvec vëzhgimit se përqindja e shqiptarëve në R1 është e ngjashme me të helenëve.
Së fundi, haplogrupi I paraqet frekuencën më të lartë tek Toskët sesa tek Gegët. Kjo është e cuditshme për shkak se gjeografikisht do të prisnim të kundërtën, pasi haplogrupi në Ballkan paraqet maksimalen tek Kroatët. Megjithatë në përgjithësi mund të themi se shqiptarët kanë frekuencë relativisht të ulët në raport me sllavët, por diferenca s’është kaq e dukshme si p.sh. tek E-M35 dhe J.
Në mënyrë të përmbledhur mund të themi se shqiptarët (duke përjashtuar “Evgjitët”) janë një popullsi tipike Ballkanojugore, e cila ndryshon nga sllavët më veriorë të Ballkanit, për shkak të frekuencës së lartë të E dhe J. Në lidhje me grekët ekziston ndoshta një frekuencë më e ulët e G dhe një ndryshim në përqindjen e J2a dhe J2b, por kjo nuk mund të shfaqet në studimin konkret.

Ky zë u postua te Αταξινόμητα. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s