Mungesa e magnezit shkakton sëmundje në sistemin nervor dhe zemër

A e dini se kolesteroli i lartë, dhimbjet e muskujve  dhe çrregullimet e tretjes zhduken me një dozë të fortë magnezi? Mjekësia konvencionale rrit dhembjet dhe sëmundjet duke dhënë një pilulë për çdo sëmundje. Këto kimikate toksike helmojnë mendjen, dobësojnë sistemin imunitar dhe në fund nxisin sëmundjet kardiovaskulare.
Ndaloni ankthin, astmën, mpiksjen e gjakut, kapsllëkun, dëshpërimin, pagjumësinë, prishjen e dhëmbëve dhe gjendjet e tjera zvetënuese shëndetësore me përdorimin e sasisë së duhur të magnezit çdo ditë.natures-bounty-magnesium-250mg-caplets_thumb.jpg
Dr. Carolyn Dean në “Natural News Talk Hour” parashtron rreziqet e mungesës së magnezit dhe si të trajtohen shumë probleme kronike shëndetësore me mënyra natyrale. Vizitoni http://www.naturalhealth365.com dhe vini e-mailin tuaj për informacion të lirë.
Magnezi eliminon çrregullimet nervore tek fëmijët.
Magnezi ka treguar që kuron shqetësimet nervore periferike në të gjithë trupin, të tilla si migrena, krabet muskulare, tkurrjet gastrointestinale dhe krabet e pulpave dhe gishtave të këmbëve. Përdoret gjithashtu për trajtimin e sistemit nervor qendror në marramendje dhe pështjellim.
Dr. Dean shkruan në librin e saj bestseller «The Magnesium Miracle» për Dr. Lewis B. Barnett ish kreun e klinikës Hereford dhe Deaf Smith Research Foundation -ku mësoi se magnezi mungonte në njerëz me epilepsi. Dhe ajo thotë:
“Në vitet 1950 paraqiti rastet e tridhjetë fëmijëve me epilepsi, që iu përgjigjën shumë mirë kurës në doza të larta magnezi nga goja, pa asnjë efekt anësor. Barnett gjeti se kur magnezi arriti nivelet normale në gjakun e pacientëve, krizat ndaluan. Si rezultat i hulumtimit të tij Barnett nxori përfundimin se shkaku kryesor i 3 milion rasteve klinike dhe 10-15.000.000 rasteve joklinike në atë kohë ishte për shkak të mangësisë së magnezit.
Mundet që sëmundjet e zemrës të shkaktohen nga mungesa e magnezit?
Për fat të keq shumica e njerëzve nuk kanë as dyshimin më të vogël se, ilaçet kimike që u japin me recetë mjekët,vjedhin mikroelementet nga trupi. Të cilat janë të domosdoshme për shëndetin e tyre, veçanërisht për funksionimin e duhur të muskulit të zemrës. Dr. Dean na kujton në librin e saj «Mrekullia e Magnezit» mbi konkurrencën mes magnezit dhe ilaçeve.
“Është ironike që njëra nga më të specializuarit në magnez, Mildred Seelig, M.D., filloi karrierën e saj kërkimore në vitin 1960 duke punuar për kompanitë farmaceutike. Ka vërejtur fillimisht se shumë prej efekteve anësore të ilaçeve ishin në fakt shenja të mungesës së magnezit. Ajo pa se shumë ilaçe krijonin rritje në kërkesë dhe përdorimin e magnezit të trupit. Për shembull, duke krijuar ilaçet aciditet në trup, detyron organizmin të tërheqë magnez nga qelizat për të neutralizuar acidet dhe për të zvogëluar efektin e tyre toksik.”
“Ilaçe të tjera duken të spastrojnë magnezin nga trupi apo anasjelltas, duke treguar rezultate pozitive, ngaqë tërheqin magnez nga depot e trupit dhe rrisin nivelin e magnezit në gjak.” Pra, me fjalë të tjera, kur merrni ilaçe të kompanive të njohura – magnezi shkon për të neutralizuar ilaçin dhe shpeshherë ndjeheni mirë për shkak të magnezit dhe jo nga ilaçi.
Në Natural News Talk Hour Dr. Carolyn Dean ju mëson për rëndësinë e magnezit në trup. Mësoni sesi magnezi mund të mbrojë trurin tuaj, zemrën tuaj dhe muskujt tuaj – natyrshëm.
Dr. Carolyn Dean është një mjeke në frontin e luftës për mjekësinë natyrore që nga viti 1979. Ajo mban dy patentat në prodhimet shëndetësore, duke përfshirë këtu dhe RnA Drops. Fantastike! Është autore e mbi 30 librave (të shtypura dhe eBooks) duke përfshirë “The Magnesium Miracle”, “IBS for Dummies”,”IBS cookbook for Dummies’’, “The Yeast Connection and Women’s Health”, “Future Health Now Encyclopedia”, “Death by Modern Medicine”, “Everything Alzheimers” and “Hormone Balance”.                                           Përveç kësaj Dr. Dean është në Bordin Këshillues Mjekësor të shoqatës jo-fitimprurëse edukative Nutritional Magnesium Association. Studimet e saj fituan një çmim nga Shoqëria Heart Rhythm në Angli për «Kontribut të Shquar Mjekësor të Menaxhimit të Ritmit Kardiak -2012.» Gjithashtu ka një buletin falas online.

Ky zë u postua te Αταξινόμητα. Faqeruani permalidhjen.

4 Përgjigje te Mungesa e magnezit shkakton sëmundje në sistemin nervor dhe zemër

  1. ismail qemolli thotë:

    ok jam i lumtur qe gjeta informacione shume te vyera per magnezin po shikonja me shume ne italisht por me mire ne shqip do te jem bashkelezues me juve flm

  2. irda thotë:

    shume interesante

  3. 12041955 thotë:

    Ju falenderoj per informacionet me vlere qe na jepni ne kete material.

  4. klara thotë:

    faleminderit per informacionin

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s