Prapsoni osteoporozën me kumbulla

Më falni, kumbullat e thara ndërtojnë eshtrat? Dr.Bahram Arjmandi nga Universiteti i Floridës vërteton se, duke ngrënë vetëm 10 kumbulla të thata në ditë, prapson osteoporozën te femrat në menopauzë dhe tek meshkujt që vuajnë nga osteoporoza.
Në një studim klinik të 58 grave që hanin 100 gram kumbulla të thata në ditë, përmirësoi shënuesit e formimit vetëm për tre muaj, krahasuar me një grup kontrolli që hanin 75 gramë mollë të thata. Ky rezultat mbështeste modelet e mëparshme me kafshë, në të cilin ishte rritur dendësia e eshtrave në nivel mikroskopik. Në një tjetër studim me minj meshkuj, me nivele të ulëta të testosteronit, u vërejtën përfitime duke treguar se meshkujt me osteoporozë do të përfitonin nga marrja e disa kumbullave të thata në ditë.
Ky informacion është kohor, duke patur parasysh raportet e fundit të rrezikut të thyerjeve të eshtrave në pacientët e trajtuar me Bisphosphonate. Eshtrat janë inde të gjalla që ripërtërihen vazhdimisht. Osteoklastet rithithin qelizat e kockave. Nga ana tjetër osteoblastet prodhojnë qeliza të reja.
Kur këto procese janë të balancuara eshtrat janë të shëndetshme dhe të forta. Kur osteoklastet mbizotërojnë kemi shkatërrim më shumë të kockës së vjetër. Kjo shkakton  kockë osteopenike ose kockë osteoporike të brishtë.
Shumica e ilaceve pengojnë osteoklastet, të cilat lënë kockat më të forta, por shumë më të brishta për shkak të ndryshimit të strukturës. Kumbulla stimulon osteoblastet, duke i lejuar ato të prodhojnë qeliza të reja për eshtrat dhe t’i kundërvihen osteoporozës. Hulumtuesit besojnë se kjo është e lidhur me përmbajtjen e borit, i cili gjendet në arra dhe në fruta të tjera të thata.
Bori rregullon metabolizmin e mineraleve dhe nivelet e hormoneve. Duke rregulluar humbjet e kalciumit dhe magnezit në urinë, mbeten akoma më shumë për të ndërtuar kockat. Gjithashtu, bori rregullon edhe estrogjenet, të cilat me veprimtarinë e tyre rrisin absorbimin e kalciumit. Së fundi, bori ndihmon të konvertohet vitamina D në gjendje aktive, e cila  nevojitet nga osteoblastet për të ndërtuar tulla të reja për kockat.
Kumbullat ndihmojnë trupin dhe me mënyra të tjera. Veprimi antiinflamator i polifenoleve në kumbulla pengon osteoklastet dhe ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe në ekuilibrin e kolesterolit. Fibrat që përmbajnë, ndihmojnë në shëndetin e zorrëve.
Pak risqe merr dikush kur konsumon kumbullat. Rrit nivelet e Insulinës-si Rritës Faktori-I (IGF-I), ku nuk mund të jetë e mirë për këdo që ka kancer. IGF-I nxit rritjen e indeve dhe është e mirë për kockat e dobëta, por e padëshirueshme në tumore. Kjo është e diskutueshme, se disa autorë mendojnë që vetitë antiinflamatore parandalojnë kancerin.
Të famshme janë kumbullat për vetitë e tyre pastruese (laksative), shumica nuk kanë asnjë problem për të ngrënë 10 kumbulla te thata në mëngjes. Mund të fillojë dikush me tre kumbulla dhe të arrijë 100 gramë në ditë. Kumbullat e thara mund t’i hani thjeshtë apo me kos, qull, me sallatë, couscous, në pilaf me lëng pule dhe me mish.
Osteoporoza shkaktohet nga konsumimi i lartë i mishit, pulave, peshkut dhe produkteve të qumështit,pra nga të gjitha produktet shtazore. Pse? Sepse stomaku bëhet alkalin në vend të jetë shumë acidik, e cila është normalia. Automatikisht gjaku bëhet acidik. Organizmi për të shpëtuar njeriun (që ha “tradicionalisht” lemeri e) dërgon osteoklastet të shpërbëjnë qelizat kockore dhe duke marrë kalciumin nga ato, e hedh  në gjak për t’a alkalinizuar. Pra, procesi i osteoporozës fillon në moshë të re.
Gratë që kanë një problem të veçantë me osteoporozën pas menopauzës (dhe nuk kanë asnjë ide, se si t’a vonojnë sa më shumë), madje edhe duke lindur gjashtë fëmijë, nëse hanë shumë zarzavate të freskëta, fruta, perime dhe aspak mish e qumësht, kurrë nuk vuajnë nga osteoporoza deri në moshat e thella. Vendosni kumbullat në jetën tuaj të përditshme dhe gëzoni një shëndet të mirë me trup të fortë.

Ky zë u postua te Αταξινόμητα. Faqeruani permalidhjen.

7 Përgjigje te Prapsoni osteoporozën me kumbulla

  1. I was able to find good info from your blog
    articles.

  2. sirkuit sentul thotë:

    Hi there, I check your blog on a regular basis.

    Your story-telling style is awesome, keep up
    the good work!

  3. Hey there! Do you use Twitter? I’d like to follow you if that would be ok.
    I’m undoubtedly enjoying your blog and look forward to new posts.

  4. pieczatki thotë:

    Oh my goodness! Amazing article dude! Thanks, However I am experiencing issues with your RSS.
    I don’t understand the reason why I cannot join it. Is there anybody having identical RSS
    problems? Anyone that knows the solution can you kindly respond?
    Thanx!!

  5. It’s wonderful that you are getting ideas from this post as well
    as from our dialogue made here.

  6. Excellent post! We will be lijnking to this particularly grwat contrent on our
    site. Keep up the great writing.

  7. Incredible points. Outstanding arguments. Keep up the good spirit.

Lini një koment